Insajderi
Lajme

Arrestohet një protestues në Tiranë, një tjetër në kërkim pasi goditi policin

Insajderi
23 October 2026 - 16:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një protestues në Tiranë, një tjetër në kërkim pasi goditi policin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet.

Si pasojë e përplasjeve, një punonjës policie ka mbetur i dëmtuar.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personi i arrestuar dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre dhe të institucioneve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë.

Ndërkohë, një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një punonjës policie gjatë tubimit të zhvilluar dy ditë më parë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje, është arrestuar 1 shtetas, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur sende të forta në drejtim të tyre dhe të institucioneve. Si pasojë, u dëmtua 1 punonjës policie.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim 1 shtetas, pasi ka goditur me sende të forta një punonjës policie gjatë tubimit të zhvilluar 2 ditë më parë“, njofton policia./TCh/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark