Insajderi
Lajme

Buja akuzon për lojëra politike me protestuesit: Unë do të jem ushtari që nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi

Insajderi
23 October 2026 - 20:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Buja akuzon për lojëra politike me protestuesit: Unë do të jem ushtari që nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shukri Buja ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga ata që, sipas tij, e kanë përdorur politikisht çështjen e rishqyrtimit të ligjit për Gjykatën Speciale, nëse vërtetohet se një proces i tillë nuk mund të realizohet në përputhje me Kushtetutën.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Buja ka kritikuar ata që, sipas tij, kanë luajtur politikisht me protestuesit dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të tij.

Ai ka pretenduar për pazare politike brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta”, ka shkruar Buja.

Reagimi i plotë:

Nëse në ditët në vijim vërtetohet se e gjithë kjo ishte një lojë politike dhe se rishqyrtimi i këtij ligji nuk mund të realizohet në përputhje me Kushtetutën, atëherë unë do të jem ushtari që nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi.

Përgjegjësi nga ata që e përdorën këtë çështje për lojëra politike, duke luajtur me të gjithë protestuesit që ishin çdo natë aty dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të mi.

Përgjegjësi nga ata që, në vend të interesit të shtetit, zgjodhën pazaret politike brenda Partisë Demokratike. Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark