Insajderi
Lajme

Inspektorati i Mjedisit e gjobit Komunën e Prishtinës

Insajderi
24 October 2026 - 15:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Inspektorati i Mjedisit e gjobit Komunën e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro komunën e Prishtinës për ‘’moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut’’.

Pacolli, ka shtuar edhe se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë.

‘’Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme’’, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

5 mijë euro gjobë për Komunën e Prishtinës!

Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut.

Në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së deponisë. Pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme.

Institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe asesi të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

Ligji vlen për të gjithë njësoj!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark