Real Madridi ka marrë një lajm të keq para El Clásicos ndaj Barcelonës, pasi portieri Thibaut Courtois do të mungojë në këtë përballje për shkak të gripit.
Portieri belg nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kësaj të diele, e vlefshme për xhiron e 10-të të La Ligës.
Courtois pritej të ishte titullar, por gjendja shëndetësore e detyroi të largohej nga planet e skuadrës madrilene në prag të kësaj sfide të rëndësishme.
Për ta zëvendësuar, Real Madridi ka ftuar portierin ukrainas Ilya Voloshyn, i cili do t’i bashkohet ekipit për këtë përballje.
Mungesa e belgut përbën një shqetësim për madrilenët, pasi ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një figurë kyçe në portë.
Ndërkohë, Andriy Lunin pritet ta nisë ndeshjen si titullar. Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit është planifikuar të fillojë në orën 21:00, në “Camp Nou”.