Insajderi
Lajme

Adnan Rrustemi e thotë edhe këtë, ia ‘atribuon’ Kurtit humbjen e Vuçiqit në zgjedhje

Insajderi
25 October 2026 - 22:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Adnan Rrustemi e thotë edhe këtë, ia ‘atribuon’ Kurtit humbjen e Vuçiqit në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka tentuar t’ia atribuojë me njëfarë forme edhe shefit të tij, Albin Kurtit, humbjen e Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Rrustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit në pushtet, shkruan Insajderi.

“Humbjet e Vuçiqit patën filluar me ardhjen e Kurtit. Pasi i dështuan planet një nga një në Kosovë për ndarje e aneksim me sulmin në Banjskë e me Open Ballkan, sot humbi përfundimisht edhe nga populli i tij”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në bazë të rezultateve preliminare, Vuçiq ka humbur nga Lëvizja Studentore, e cila ka marrë rreth 52 për qind të votave. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark