Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas rastit tragjik të gruas nga Vitomirica e Pejës, e cila u vra nga kunati i saj.
Rasti ka nxitur reagime të shumta, pasi viktima kishte paralajmëruar organet shtetërore për rrezikun që i kanosej dhe kishte kërkuar mbrojtje, por institucionet nuk kishin ndërmarrë veprime.
Lidhur me këtë ngjarje, Ramadani ka kërkuar përgjegjësi institucionale për humbjen e një tjetër jete, duke ngritur shqetësimin për mosveprimin e organeve përgjegjëse.
“Ajo e paralajmëroi shtetin, kërkoi mbrojtje, por sot nuk është më në mesin tonë. Kur shteti nuk e mbron një grua që kërkon ndihmë, kush mban përgjegjësi për jetën e saj? Heshtja dhe neglizhenca institucionale kushtojnë jetë!”, ka shkruar Ramadani.