Insajderi
Lajme

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme nga ora 16:00 për vrasjen e Arlinda Zekajt

Insajderi
26 October 2026 - 11:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme nga ora 16:00 për vrasjen e Arlinda Zekajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, nga ora 16:00, seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Mbajtja e seancës është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku është shqyrtuar kërkesa për trajtimin e këtij rasti në Kuvend.

Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari kryesor për rastin është kunati i saj, Albert Sylaj.

Akterë të ndryshëm politikë kanë kërkuar dorëheqje nga përgjegjësit e dikastereve të sigurisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark