Insajderi
Lajme

QIKA paralajmëron aksion para Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt

Insajderi
26 October 2026 - 12:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
QIKA paralajmëron aksion para Qeverisë pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka njoftuar se sot, në orën 13:30, do të organizojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim të adresimit të rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt.

Sipas njoftimit, aksioni do të shoqërohet edhe me një konferencë për media.

Arlinda Sylaj Zekaj u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj. Tri ditë para vrasjes, ajo kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej jetës së saj.

Përmes një letre drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht ndërmarrjen e masave ndaj personave që, sipas saj, kishin dështuar t’i përmbushnin detyrat e tyre për mbrojtjen e jetës së saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark