Insajderi
Lajme

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn

Insajderi
26 October 2026 - 16:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, nisi me një minutë heshtje në nderim të saj.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu përmendi përgjegjësinë “e përbashkët” për t’u angazhuar për parandalimin e këtyre rasteve.

“Kjo është një shprehje e respektit dhe e solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parangalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark