Luis de la Fuente është shpallur fitues i çmimit “Trajneri i Vitit 2026” në ceremoninë e Topit të Artë.
Përzgjedhësi i Spanjës u vlerësua pas suksesit të madh me kombëtaren spanjolle, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Botës këtë verë.
Ky çmim vjen si vlerësim për punën e De la Fuentes dhe suksesin e Spanjës në skenën më të madhe të futbollit botëror.
“Është një nder i madh për mua ta pranoj këtë çmim. Ky çmimi nuk është individual, është për të gjithë ekipin, një ekip i madh”, tha ai pasi e pranoi çmimin.
Përpos Botërorit, De la Fuente e ka fituar edhe EURO 2024, e po ashtu edhe Ligën e Kombeve më 2023.
Ai së fundmi e ka vazhduar kontratën me Spanjën, deri në vitin 2031.