Insajderi
Lajme

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta arrestojë Albert Sylajn

Insajderi
27 October 2026 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta arrestojë Albert Sylajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për këtë rast, Albert Sylaj, shkruan Insajderi.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të siguruar informacione që do të çonin në lokalizimin dhe kapjen e tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e Sylajt, t’i raportojnë ato në polici ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

“Policia e Kosovës u kërkon qytetarëve të Republikës së Kosovës, kujtdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojë Policinë e Kosovës ose të paraqitet në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë, rasti ka tronditur opinionin publik.

Deri në një njoftim të ri nga autoritetet, Albert Sylaj mbetet i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark