Insajderi
Lajme

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit

Insajderi
28 October 2026 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e së martës për arrestimin e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar rreth orës 23:40, pas angazhimeve operative dhe hetimore për lokalizimin e tij.

Sylaj ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia ka bërë të ditur se në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit ka ndihmuar edhe bashkëpunimi me qytetarët, të cilët i ka falënderuar për informacionet e ofruara.

Në media është publikuar fotografia kur Sylaj është dërguar në stacionin policor në Pejë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark