Insajderi
Lajme

Shembja e pllakës së betonit në Prizren, Inspektorati ndalon punimet

Insajderi
28 October 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shembja e pllakës së betonit në Prizren, Inspektorati ndalon punimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Qendror i Punës njoftoj se ka ndaluar punimet në objektin në Priren ku sot ra një pllakë betoni, e cila la të lënduar gjashtë punëtorë.

Inspektorati tha se tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura.

“Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës u zotua se do të vazhdojë me veprimet inspektuese në kuadër të kompetencave të tij ligjore, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në punë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark