Insajderi
Lajme

“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” -Ish-gjyqtari Kryeziu për rastin e Arlinda Zekajt

Insajderi
28 October 2026 - 18:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” -Ish-gjyqtari Kryeziu për rastin e Arlinda Zekajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ka folur për zhvillimet e fundit lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani”.

Kryeziu ka vlerësuar se në këtë rast duhet të kishte dorëheqje dhe se çështja nuk duhet të bëhet kaq problematike. Sipas tij, dorëheqja është një institut që njihet si në aspektin kushtetues, ashtu edhe në atë ligjor.

“Politikani ka më shumë përgjegjësi se një qytetar. Nuk duhet me u marrë tragjike kjo për dorëheqje, instituti i dorëheqjes njihet në botë, është kategori edhe kushtetuese edhe ligjore, dorëhiqen njerëzit sepse ka mund të ketë gabime jo drejtpërdrejt. Duhet me dhanë dorëheqje, mos me bo shumë problematike, këtu te ne nuk e kemi traditë…”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme, por, sipas tij, vrasja e Arlinda Zekajt është rasti më makabër që ka ndodhur në Republikën e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark