Insajderi
Lajme

Arben Gashi paralajmëron kandidaturën për kreun e LDK-së: Nëse hapet gara, do të jem kandidat

Insajderi
28 October 2026 - 22:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arben Gashi paralajmëron kandidaturën për kreun e LDK-së: Nëse hapet gara, do të jem kandidat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka konfirmuar në emisionin “Pressing” të T7 se ka ambicie për të kandiduar për kryetar të partisë.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për këtë pozitë, Gashi ka thënë se gjasat janë maksimale që të hyjë në garë, nëse ajo do të jetë e mirëfilltë, e hapur dhe demokratike.

“Gjasat maksimale janë që po, nëse do të kemi një garë të mirëfilltë, të hapur dhe demokratike. Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do të jem kandidat”, ka deklaruar Gashi në “Pressing”.

Ai ka theksuar se, nëse arrihet një konsensus paraprak përmes kompromisit, nuk duhet të ketë qëndrime destruktive, ndërsa në rast se hapet gara për kryetar të LDK-së, ai do të jetë kandidat.

“Nëse do të ketë konsensus paraprak në kompromis, nuk duhet të jemi destruktivë. Nëse hapet gara, do të jem kandidat”, ka thënë Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark