Insajderi
Lajme

Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt

Insajderi
29 October 2026 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të Arlinda Zekajt.

Para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Hoti është pyetur nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion, të cilës pyetje i është përgjigjur shkurt me “Po”.

Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, përfshirë shqyrtimin e veprimeve të institucioneve që kanë qenë të përfshira në trajtimin e rastit.

Inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë vjen në këtë kontekst, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të konstatohet nga procesi i inspektimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark