Insajderi
Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës

Insajderi
29 October 2026 - 12:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, që ndodhi më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.

Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, arrestimet janë kryer të enjten, më 29 tetor, pas një periudhe të gjatë hetimesh për dokumentimin e këtij rasti.

Dy të dyshuarit, me inicialet Z.B. dhe G.B., janë lokalizuar dhe arrestuar në fshatrat Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut.

Hetimet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale. Në kuadër të tyre janë ndërmarrë edhe veprime operative në terren, në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin.

Policia dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë në bashkërendim mes dy institucioneve. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark