Insajderi
Lajme

Mes tymit dhe kaosit të opozitës mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë, 4 deputetë u përjashtuan

Insajderi
29 October 2026 - 13:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mes tymit dhe kaosit të opozitës mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë, 4 deputetë u përjashtuan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sot është shoqëruar me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.Lexo edhe

Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.

Ngjarja ndodhi pas votimit dhe miratimit të projektligjit për Bankën e Shqipërisë, në një seancë të shoqëruar me përplasje dhe protesta nga ana e opozitës.

Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar gjatë punimeve parlamentare./TCh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark