Insajderi
Showbiz

Yll Limani me thirrje pas rastit të Arlindës

Insajderi
29 October 2026 - 13:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Yll Limani me thirrje pas rastit të Arlindës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur, Yll Limani, i është bashkuar thirrjeve për drejtësi dhe sensibilizim lidhur me rastin tragjik të Arlindës, duke shfrytëzuar rrjetet sociale për të përcjellë mesazhin e tij.

Në një postim në InstaStory, artisti ka shpërndarë njoftimin e publikuar nga Kolektivi Feminist për vazhdimin e protestës, përmes së cilit qytetarët ftohen t’i bashkohen kësaj nisme.

Në njoftim theksohet mesazhi: “Protesta kombëtare vazhdon – Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Sipas tij, protesta do të mbahet sot, të enjten, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përmes këtij postimi, Yll Limani ka përcjellë mbështetjen e tij për thirrjen për drejtësi, duke kontribuar në sensibilizimin e opinionit publik për rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje si një urgjencë shoqërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark