Insajderi
Lajme

Qeveria Kurti rreth 30 zëvendësministra, emërohet një i ri

Insajderi
29 October 2026 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria Kurti rreth 30 zëvendësministra, emërohet një i ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emil Maksuti është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke iu bashkuar ekipit të zëvendësministrave të Qeverisë Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se Albin Kurti e ka uruar Maksutin për marrjen e detyrës së re dhe i ka dëshiruar sukses në ushtrimin e përgjegjësive të tij.

Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave të Qeverisë Kurti shkon në rreth 30.

Më 15 shtator Kurti kishte emëruar 27 zëvendësministra në ministri të ndryshme. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark