Insajderi
Lajme

Olluri pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës: Nuk mjafton, duhet të dorëhiqet edhe Xhelal Sveçla

Insajderi
30 October 2026 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës: Nuk mjafton, duhet të dorëhiqet edhe Xhelal Sveçla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Olluri ka thënë se dorëheqja e Hoxhës nuk është e mjaftueshme dhe se nga detyra duhet të largohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nuk mjafton veç dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxhës. Duhet me dhënë dorëheqje edhe shefi i tij, Xhelali”, ka shkruar Olluri.

Gazmend Hoxha dha dorëheqje pas rastit të Arlinda Zekajt. Kryeministri Albin Kurti ia pranoi dorëheqjen, ndërsa në vend të tij ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë u caktua Fehmi Hoti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark