Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim.
Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Qerkini.
Rama u intervistua në cilësinë e të pandehurit lidhje me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, kontratë që raportohet se ka vlerën prej 12 milionë eurosh.
Para se të hynte në Prokurori, Rama kishte deklaruar se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa institucioneve të drejtësisë u takon të vlerësojnë nëse proceset po zhvillohen në përputhje me ligjin.
“Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm”, kishte thënë Rama.
Intervistimi i tij është zhvilluar në kuadër të hetimeve që lidhen me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.