Insajderi
Botë

Një i vdekur dhe një i plagosur nga sulmi në një qendër strehimi për emigrantë në Irlandë

Insajderi
31 October 2026 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një i vdekur dhe një i plagosur nga sulmi në një qendër strehimi për emigrantë në Irlandë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë humbi jetën këtë të shtunë pas një sulmi në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë. Burri u gjet me lëndime të rënda të shtunën në mëngjes në qendrën e Shërbimeve të Akomodimit të Mbrojtjes Ndërkombëtare (IPAS) në Tralee dhe më vonë vdiq.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur nga sulmi. Autori rreth të 40-ave, u arrestua pas incidentit. Një zëdhënës i Gardës tha se një raport për një sulm u bë rreth orës 5:20 të mëngjesit të shtunën në një pronë banimi në Ballymullen.

 “Me të mbërritur, zbuluan një mashkull të rritur me lëndime të rënda; ai u shpall i vdekur pak kohë më vonë. Një burrë i dytë, rreth të 40-ave, gjithashtu pësoi lëndime gjatë incidentit dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Kerry-t. Lëndimet e tij nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën”, tha zëdhënësi.    

Shkaqet e këtij sulmi ende nuk dihen ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark