Insajderi
  • Sport
  • Insporti

    Xabi Alonso e do yllin e Barcelonës te Chelsea

    Insajderi
    31 October 2026 - 16:46
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Xabi Alonso e do yllin e Barcelonës te Chelsea
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një zhvillim të rëndësishëm, “The Touchline” raporton ekskluzivisht se trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Jules Kounde, gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Reprezentuesi francez ka humbur pozitat në hierarkinë e skuadrës në “Spotify Camp Nou” këtë sezon, duke nxitur spekulimet për të ardhmen e tij, ndërsa gjiganti i Premierligës tani po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

    Kjo nuk është hera e parë që Chelsea shfaq interesim për Kounden.

    “Blutë” ishin shumë të interesuar për shërbimet e tij edhe në vitin 2022 dhe zhvilluan një garë me Barcelonën për transferimin e tij, por 27-vjeçari në fund zgjodhi klubin katalunas.

    Që nga ajo kohë, Chelsea ka vazhduar ta përcjellë Kounden dhe thashethemet për interesimin e klubit londinez nuk janë zhdukur asnjëherë plotësisht.

    Tani, sipas raportimit, trajneri i londinezëve, Xabi Alonso, synon me ngulm t’i përforcojë opsionet në repartin defensiv gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke transferuar një qendërmbrojtës të ri.

    Kounde është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të ish-trajnerit të Real Madridit.

    Besimi është se 27-vjeçari do të përshtatej në mënyrë të përkryer në vijën mbrojtëse me tre lojtarë që përdor Alonso, duke luajtur si qendërmbrojtës në krahun e djathtë. Kjo falë përvojës së tij si në pozitën e mbrojtësit të krahut, ashtu edhe në atë të qendërmbrojtësit.

    Ndërkohë, siç ishte raportuar edhe më herët dhe tani është konfirmuar nga “The Touchline”, Barcelona do të ishte e hapur për të shqyrtuar ofertat për Kounden gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

    Katalunasit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri dhe çdo transferim i ri do të kërkonte largimin e një lojtari të rëndësishëm, me reprezentuesin francez që është shfaqur si një kandidat për t’u shitur.

    Megjithatë, pengesa kryesore do të jetë bindja e Koundes për t’u larguar nga klubi. Mbrojtësi 27-vjeçar ka këmbëngulur gjithmonë se dëshiron të qëndrojë te Barça dhe të luftojë për vendin e tij, pavarësisht situatës aktuale.

    Ylli i gjithanshëm, i cili aktualisht po rikuperohet nga një lëndim në kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sontme ndaj Deportivo Alavesit, ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2030.

    Mbetet të shihet nëse interesimi i vazhdueshëm i Chelseat, i shoqëruar me mungesën e një vendi të rregullt në formacionin titullar të Barcelonës, do ta bindë Kounden që ta shqyrtojë mundësinë e largimit në janar./GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark