Insajderi
Lajme

Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë

Insajderi
01 November 2026 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të javës do të shoqërohen me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në viset e larta, reshjet mund të përzihen edhe me borë.

Sipas parashikimit të IHMK-së për periudhën 2–6 nëntor, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 11 gradë, shkruan Insajderi.

Reshjet më të theksuara pritet të jenë të martën, më 3 nëntor, kur moti do të jetë i vranët dhe me shi, ndërsa në zonat e larta malore parashihen reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat atë ditë do të sillen nga 0 deri në 8 gradë Celsius.

Edhe të hënën, të mërkurën dhe të enjten pritet mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat maksimale gjatë këtyre ditëve nuk pritet të kalojnë 11 gradë.

Përmirësim gradual i motit parashihet të premten, më 6 nëntor, kur do të ketë intervale me diell. Megjithatë, mëngjesi do të jetë më i ftohtë, me temperatura minimale që mund të zbresin deri në -1 gradë Celsius.

IHMK ka bërë të ditur se kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të pafavorshme, për shkak të temperaturave të ulëta, vranësirave dhe lagështisë së shtuar të ajrit. Këto ndryshime mund të ndikojnë veçanërisht te personat me sëmundje kronike, reumatike dhe të sistemit të frymëmarrjes.

Instituti rekomandon që qytetarët të përdorin veshje më të ngrohta gjatë ditëve në vijim, ndërsa reshjet e paralajmëruara pritet të ndihmojnë edhe në rimbushjen e rezervave të lagështisë në tokë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark