Insajderi
Lajme

Donika Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut

Insajderi
01 November 2026 - 21:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donika Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.

Gërvalla ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, shkruan Insajderi.

“Familja duhet të jetë streha më e sigurt e njeriut, vendi ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja. Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës dhe veprimet e institucioneve përgjegjëse në përputhje me ligjin.

Në fund, Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark