Insajderi
Botë

Rrëzohet aeroplani në Florida të SHBA, nëntë të vdekur

Insajderi
01 November 2026 - 22:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëzohet aeroplani në Florida të SHBA, nëntë të vdekur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat është rrëzuar të dielën në një zonë të banuar në Palm Beach County, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vdekjen e të nëntë personave që ndodheshin në bord e ka konfirmuar sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, sipas raportimit të Associated Press (AP).

Avioni i tipit Learjet 60 ishte nisur nga Austin, në shtetin e Teksasit, dhe po udhëtonte drejt Bahamasit, kur është rrëzuar në afërsi të një zone me banesa dhe një rruge të frekuentuar.

Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50 sipas kohës lokale. Avioni është rrëzuar pranë kryqëzimit të rrugëve Military Trail dhe 10th Avenue North, në komunitetin Greenacres.

Pamjet e publikuara nga mediat amerikane tregojnë momentin kur avioni bie me pjesën e përparme drejt tokës dhe shpërthen në flakë. Përplasja ka shkaktuar një zjarr të madh dhe ka lënë një gropë të madhe në asfalt, ndërsa tymi i zi është ngritur mbi zonën ku ndodhi aksidenti. Aeroplani është rrëzuar vetëm pak metra larg disa shtëpive dhe automjeteve që po qarkullonin në rrugë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark