Insajderi
Lajme

Komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dëgjimi i Kurtit, Gërvallës e Sveçlës

Insajderi
02 November 2026 - 12:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dëgjimi i Kurtit, Gërvallës e Sveçlës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi Ramaj ka kërkuar që të ftohen për intervistim lidhur me përgjegjësitë institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ajo ka prezantuar pesë kërkesa para prezantimit të planit të veprimit nga ky komision hetimor, i cili po udhëhiqet nga deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, shkruan Insajderi.

Propozimet e deputetes:

Ka qenë shumë me rëndësi me siguru llogaridhënie institucionale dhe politike mbi bazën e fakteve dhe provave. Edhe pse do t’i dërgojmë deri të mërkurën tjetër rekomandimet për planin e veprimit, sepse është shumë e rëndësishme që gjithçka të përfundojë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më profesionale. Për sot kisha dashtë që t’i propozojë disa gjëra: Së pari, ndërtimin e kronologjisë institucionale ta bëjmë nga denoncimi i parë deri tek vrasja, duke kërku çdo veprim ose mosveprim; së dyti, zbatimin e detyrimeve ligjore nga Policia, Prokuroria, Gjykata dhe mekanizmat e mbrojtjes së viktimave; së treti identifikimin e dështimeve sistemike në vlerësimin e rrezikut, koordinimin, masat mbrojtjes dhe mbikëqyrjen institucionale; së katërti, angazhimin e ekspertëve të pavarur të së drejtës penale të mbrojtes nga dhuna në familje për një vlerësim profesional dhe objektiv. Së pesti, shqyrtimin e përgjegjësisë drejtuese dhe politike. Propozoj që në kalendarin e dëgjimeve të përfshihen Ministrja e Drejtësisë, ai i Punëve të Brendshme dhe kryeministri.

/Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark