Insajderi
Lajme

Prokuroria konfirmon aksionin ndërkombëtar kundër Call Center-ave në Prishtinë

Insajderi
03 November 2026 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria konfirmon aksionin ndërkombëtar kundër Call Center-ave në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forca të shtuara policore kanë ndërmarrë një operacion në një objekt afarist në Prishtinë, ku funksionojnë disa qendra të thirrjeve telefonike (Call Center).

Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Luta për Insajderin.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e hetimeve.

Ndërkohë, në objektin ku po zhvillohen veprimet hetimore janë vërejtur një numër i madh i zyrtarëve policorë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark