Nën atmosferën e kremtimit të Ditës së Falënderimeve, presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, vizitoi kampin “Bondsteel“, ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Duke u ndalur te simbolika e kësaj dite, Shiroka Pula tha se Dita e Falënderimeve mishëron solidaritetin, mirënjohjen dhe vlerat e përbashkëta.
Ajo theksoi se “populli i Kosovës do ta ruajë gjithmonë mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur amerikane në ditët më të vështira, në arritjen e lirisë dhe në ndërtimin e institucioneve të shtetit”.
Në emër të qytetarëve të Kosovës, Shiroka Pula shprehu falënderimin për shërbimin dhe përkushtimin e ushtarëve amerikanë, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës zë një vend të veçantë në zemrat e kosovarëve.