Insajderi
Lajme

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet

Insajderi
28 November 2026 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama jep urdhër të vazhdohet puna/ Komandanti i Policisë: Kush thotë vazhdo punën arrestohet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka folur lidhur me ndalimin e vendosjes së muralit për Nënë Terezën, i cili ishte planifikuar të realizohej sot në Prishtinë.

Rama ka deklaruar se projekti ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka kaluar të gjitha fazat ligjore, ndërsa ka akuzuar se po tentohet të pengohet në mënyrë joligjore instalimi i muralit.

Ai tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e Nënë Terezës në objektin e Ministrisë së Ekonomisë dhe se kjo duhet të bëhet.

Tashmë aty ka dalë Policia e Kosovës, e cila po provon t’i ndalë punimet, duke thënë se kanë urdhër nga prokurori.

Komuna e Prishtinës po insiston se ky projekt tërësisht është i ligjshëm dhe se ka miratimin e Asamblesë së kryeqytetit.

Derisa Rama iu bëri thirrje punëtorëve të vazhdojnë punimet, komandanti i Policisë iu tha: “Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet”.

Rama ka kërkuar t’i jepet urdhri të cilit komandanti i policisë po i referohej.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark