Whalberg: “Uroj që Zoti të më falë për rolin tim në këtë film” - Insajderi
×
Kulturë

Whalberg: “Uroj që Zoti të më falë për rolin tim në këtë film”

Insajderi
24 October 2017 - 21:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mark Wahlberg është penduar që ka luajtur rolin e një ylli pornografik në “Boogie Nights”.

Wahlberg, një katolik i devotshëm, zbuloi të premten se filmi i vitit 1997, në të cilin ai luan personazhin e Dirk Diggler ishte “në krye të listës” të roleve për të cilat ai lutet për falje.

“Unë gjithmonë shpresoj që Zoti është një fans kinemake dhe që do të më falë, sepse kam bërë disa zgjedhje të këqia në të kaluarën time”, tha Wahlberg.

Wahlberg gjithashtu foli për dënimin e tij kur ishte adoleshent për sulmin ndaj një emigranti vietnamez, ngjarje të cilën e përshkroi si “një thirrje të madhe zgjimi”.

“Ndiej keqardhje sepse kam bërë gabime”, tha Wahlberg. “Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të ndryshoja shumë gjëra që kam bërë. Kërkoj mënyra për t’u kthyer pas”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark