Video-loja Battlefield 1 rikthen aksionint e Luftës së Parë Botërore - Insajderi
×
Teknologji

Video-loja Battlefield 1 rikthen aksionint e Luftës së Parë Botërore

Insajderi
09 May 2016 - 12:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas disa spekulimeve të fundit, versioni i ardhshëm i video lojës Battlefield, do të titullohet Battlefield 1 dhe do të eksplorojnë disa prej skenarëve më të rëndësishëm të luftës së parë botërore.

Ditën e premte në zyrat qendrore të EA, një ekip i publikimit të njohur PCWorld.com u njoh me versionin më të ri të lojës për afro një orë demostrim. Arabia, Alpet dhe fushat e Francës janë disa nga momentet më të rëndësishme të lojës.

Maska gazi, armë llogoresh dhe bajonetat janë të tjerë elementë kyç. Sigurisht që video loja do të përmbajë edhe një fushatë ku roli kryesor do të shpërndahen në mesin e disa personazheve, shkruan pcworld.al

Video loja del në shitje në muajin më 21 Tetor për masat dhe në 18 Tetor për të abonuarit në programet e aksesit të EA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark