Filmi shqiptar hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Horror - Insajderi
×
Kulturë

Filmi shqiptar hap Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Horror

Insajderi
02 November 2017 - 15:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Film i par shqiptar i zhanrit thriller Bloodlands”, do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Horror, që do të zhvillohet në Sidnej të Australisë, më 29 nëntor.

Ky projekt, i realizuar nga produksioni australian “Kastlefilms”, me regji të Steven Kastrissios, është xhiruar në Shqipëri dhe tregon për historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për të gjithë dhembjen që i kanë shkaktuar.

Filmi tashmë ka marrë edhe shpërblime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çmimin për aktoren shqiptare Suela Bako. Në këtë film me rolet e tyre kanë luajtur edhe aktorët Gëzim Rudi, Emiljani Palali, Alesia Xhemalaj, Florist Bajgira, Ilire Vinca, Dritan Arbana, etj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark