Kritikohet rinovimi i “Dodonës” në kryeqytet - Insajderi
×
Kulturë

Kritikohet rinovimi i “Dodonës” në kryeqytet

Insajderi
07 November 2017 - 11:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Punëtorët u jepnin dorën e fundit punimeve përreth shkallëve hyrëse në sallën kryesore të “Dodonës”. Ulëset e reja ende janë në najlon, derisa pakot e mjetet e punës janë të shpërndara brenda hapësirës së rinovuar rishtas.

Komuna e Prishtinës e ka paralajmëruar rihapjen e teatrit të qytetit, për rinovimin e të cilit sivjet janë ndarë 60 mijë euro. Kompania së cilës i është besuar rinovimi thotë se sot (e martë) do të bëjë një pastrim final, për ta përmbyllur këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por ende pa u inauguruar, kanë nisur të kritikohen punimet që janë bërë aty.

Bordi drejtues i këtij institucioni – që ka mbetur pa drejtor qysh nga janari i këtij viti – dhe një pjesë e komunitetit artistik, kanë shprehur pakënaqësitë për mënyrën sesi janë duke u finalizuar punimet e kryera nga kompania “EroProject”, sikurse edhe për dinamikën e punës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark