Partia e Drejtësisë i cilëson provokim deklaratat e ministrit serb - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Drejtësisë i cilëson provokim deklaratat e ministrit serb

    Insajderi
    16 May 2016 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Drejtësisë nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se ka përcjellë me vëmendje deklaratat e Ministrit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, i cili është shprehur haptazi kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

    “PD konsideron se ministri në fjalë ka thyer politikat e Qeverisë së Kosovës dhe deklaratat e tij janë provokuese dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Sipas Partisë së Drejtësisë, thirrjet e ministrit serb nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë dhe si të tilla për Partinë e Drejtësisë janë të papranueshme.

    “Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme përballë deklarimeve individuale të ministrave pa marrë parasysh komunitetit të cilit i takojnë, sepse çdo njëri i cili bartë një pozicion ministror nuk përfaqëson individin e as klanet politike. por përfaqëson Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Partia e Drejtësisë ka ftuar ministrin të jetë i kujdesshëm dhe të heq dorë nga deklaratat e tij provokuese dhe me motive nacionale, sepse si të tilla ato përcjellin një mesash destruktiv./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark