Lunacek: Asnjëherë s'e kam fshehur që jam lesbike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lunacek: Asnjëherë s’e kam fshehur që jam lesbike

    Insajderi
    17 May 2016 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka folur për jetën e saj seksuale në një konferencë të organizuar nga Qeveria e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.

    Ajo ka thënë se asnjëherë nuk e ka fshehur se është lesbike.

    “Kurrë nuk e kam mohuar se jam lesbike, edhe kur kam hyrë në politikë para 20 vjetëve kam thënë me vete pse duhet ta fsheh, sepse duhet të shprehemi lirshëm”, ka thënë Lunaçek.

    “Unë jam rritur në një kohë kur as huk ekzistonte një koncept i tillë si lesbike dhe homoseksualitët”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.

    Lunaçek ka thënë se edhe Kosova “ka ecur shumë përpara në këtë aspekt, madje edhe kjo konferencë tregon diçka të tillë”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark