KEK: Punëtorët nuk demoluan zyrën e Arben Gjukajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK: Punëtorët nuk demoluan zyrën e Arben Gjukajt

    Insajderi
    18 May 2016 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar të mërkurën ndaj një artikulli të publikuar në portalin veriuinfo, ku thuhej se punëtorët e KEK-ut kanë demoluar zyrën e drejtorit Arben Gjukaj.

    Sipas KEK-ut, artikulli është i pavërtetë duke thënë se portali “ka publikuar këto shpifje pa e marrë mundimin që së paku të marrë qëndrimin zyrtar të Policisë apo të palës së dëmtuar, në këtë rast KEK-ut”.

    “Në të vërtet, dje, me datë 17.05.2016 gjatë protestës, ish punëtorët e KEK-ut kanë hyrë në korridorin e menaxhmentit dhe kanë penguar punën normale, por asnjeri nga ish punëtorët e KEK-ut te cilët kanë qenë në protestë nuk kanë hyrë në zyrën e drejtorit menaxhues – Zt.Arben Gjukaj,që do te thotë se artikulli ne fjalë është absolutisht i pavërtetë”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

    “Për këtë janë njoftuar organet e rendit të cilët kanë arritur në kohë dhe kanë qetësuar situatën, hetuesia dhe prokuroria janë duke e hetuar rastin. Në lidhje me këtë ngjarje kanë arritur edhe disa media në të cilat është raportuar rasti gjatë ditës së djeshme”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark