Amerika zyrtarisht do ta përgatis Kosovën për NATO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika zyrtarisht do ta përgatis Kosovën për NATO

    Insajderi
    18 May 2016 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kongresi amerikan, në kuadër të “Defense Authorization Act”, të martën i ka bërë thirrje Administratës Amerikane që të punojë me Kosovën për ta përgatitur për hyrje në Programin e Partneritetit për Paqe, në kuadër të NATO-s.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa, në profilin e tij në Facebook, ku edhe i shpreh mirënjohjen shtetit amerikan për përkrahjen sipas tij, të jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington më ka informuar sot se Kongresi Amerikan në kuadër të Defense Authorization Act, mbrëmë i ka bërë thirrje Administratës Amerikan “që të punojë me Republikën e Kosovës për ta përgatitur për hyrje në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s. Mirënjohje e përjetshme institucioneve dhe popullit të SHBA-ve për përkrahjen e jashtëzakonshme që po japin për Kosovën”, shkruan Mustafa./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark