Virusi Zika vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e SHBA-së në Rio 2016 - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Virusi Zika vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e SHBA-së në Rio 2016

    Insajderi
    08 February 2016 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar mesazh federatave sportive të Amerikës që atletët dhe trajnerët e tyre mund të zgjedhin mundësinë që të mos shkojnë në “Rio 2016” nëse frikohen nga virusi Zika.

    Mesazhi u dha nga liderët e Komitetit Olimpik Amerikan në një takim ku ishin të ftuar krerët e federatave sportive amerikane në fund të janarit, sipas dy njerëzve që morrin pjesë në këtë takim, njofton agjencia e lajmeve ‘Reuters’.

    Federata u ka thënë atyre se askush nuk duhet të shkojë në këto Lojëra Olimpike “nëse nuk ndihen të qetë për të shkuar”.

    zikapidhio

    Ky udhëzimi i Komitetit Olimpik Amerikan është shenjë tjetër që zyrtarët amerikanë e kanë marrë seriozisht shqetësimin e virusit Zika në “Rio 2016”, duke e ditur që disa atletë dhe stafi mbështetës kanë për të marrë një vendim të vështirë nëse do të marrin pjesë Olimpiadë, raporton Insajderi.

    Autoritetet shëndetësore globale dyshojnë se virusi i përhapur së fundmi, ka arritur kulmin në Brazil.
    Si rezultat i kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli datën një shkurt si ditë emergjence, dhe qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ka këshilluar gratë shtatzëna të shmangin udhëtimet në vende të rrezikuara nga virusi Zika.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që kanë fituar më së shumti medalje në Olimpiadën e Londrës 2012, dhe çdo ndërprerje e pranisë së saj në Lojërat Olimpike të këtij viti do ta bënte këtë ngjarje më pak të rëndësishme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark