
Kishte qenë viti 2003, kur në një takim të zakonshëm, Richard Holbrooke, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Ballkan, kishte paralajmëruar liderët kosovar, për diçka që ata e kanë kuptuar tek në vitin 2015.
Hoolbroke kishte tërhequr vërejtën liderëve kosovarë që të mos punonin me organizata të caktuara nga Arabia Saudite për shkak të dyshimeve që kanë lidhje me grupe të ekstremistëve të dhunshëm, që më vonë dolën të jenë grupe në formim të asaj që quhet sot ISIS, organizata më e dhunshme.
Në një shkrim të ngjalli mjaft debat duke nxitur reagime nga klasa politike në vend, e përditshmja “New York Times”, shkruan sesi Hoolbroke në takimin me liderët kosovarë i kishte paralajmëruar që të mos punonin me organizatën “Saudi Joint Relief Committee for Kosovo”, nga Arabia Saudite, emri i së cilës ende është i shkruar në shumë xhamia, të ndërtuara pas luftës, bashkë me emrin e Princ Naif bin Abdul-Aziz.
Kjo organizatë, tek në vitin 2015, është mbyllur nën dyshimin se ka pasur lidhje me një front të Al-Qaeda.
Edhe një tjetër organizatë, “Al-Haramain” që në raportin e vitit 2004 të shkruar nga Departamenti amerikan i shtetit, për Kosovën, cilësohej si e dyshimtë për lidhje me organizata terroriste, është mbyllur tek në vitin 2015, me po të njëjtat dyshime./Insajderi.com