Mot me diell gjatë kësaj jave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me diell gjatë kësaj jave

    Insajderi
    23 May 2016 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat nga dita e marte e deri të enjten vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me riga te dobëta dhe të izoluara shiu.

    “Gjatë kësaj periudhe kohore vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

    “Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat nga dita e marte e deri te enjten vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu”

    ” Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse , maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius . Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s” bën të ditur ky institut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark