Insajderi
Biznes

Vazhdon rënia e bitcoin – mësoni çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

Insajderi
25 December 2017 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çmimi i bitcoin është në rënie të vazhdueshme. Në mëngjesin e ditës së djeshme kjo monedhë virtuale ka pësuar një tjetër rënie, pas rënies së madhe që ndodhi gjatë javës së kaluar.

Që nga ora mëngjesi i ditës së dielë, bitcoin ishte vlerësuar me 13,975 dollarë në një njësi, sipas të dhënave nga Market Insider.

Kriptomonedha bitcoin ka humbur pothuajse 2% të vlerës së vet gjatë 24 orëve të fundit, raporton Business Insider, njofton Insajderi.

Kjo lëvizje paraqet një humbje modeste për përdoruesit e bitcoin, duke e krahasuar me rënien e madhe të javës së kaluar – prej rreth 19 mijë dollarëve, në rreth 13 mijë dollarë.

Vlera e bitcoin ka rënë më shumë se 30% në një javë të vetme.

Megjithatë, rënia e fundit nuk është pasqyrë reale e rritjes së bitcoinit gjatë këtij viti. Një bitcoin i blerë më 1 janar të vitit 2017 është rritur në vlerë më shumë se dymbëdhjetë fish, në fund të këtij viti. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark