Insajderi
Lajme

Mësohen emrat e ministrave të rinj të PDK-së në qeverinë Mustafa

Insajderi
24 May 2016 - 15:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Express shkruan se ka siguruar emrat e tyre. Sipas Express, në ministrinë e Integrimeve Evropianë do të jetë Gani Koci.

Derisa ministër i Punëve të Jashtme do të jetë edhe njëherë tjetër Enver Hoxhaj, I cili për një periudhë u zëvendësua në këtë pozitë nga presidenti I tanishëm Hashim Thaçi.

Gjithashtu është mësuar se po ashtu në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Hajredin Kuçi, që deri më tash ka qenë ministri i Drejtësisë.

E në vend të Kuçit, në Ministri të Drejtësisë do të emërohet Anila Statovci.

Kjo është hera e parë që rifreskohen figurat në krye të ministrive të qeverisë së formuar me anë të koalicionit, LDK-PDK. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark