Insajderi
Lajme

Mendim Rugova e pastron “Trepçën”

Insajderi
24 May 2016 - 19:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova, ka marrë pjesë në aksionin  për pastrimin e lumit  “Trepça” të organizuar nga Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”.

Sipas një komunikate nga kjo ministri, Rugova, citohet të ketë thënë se me këtë aksion shprehet gatishmëria për ta pastruar Kosovën, “duke apeluar kështu të gjithë qytetarët që të rrisin vetëdijesimin e tyre karshi mjedisit, sidomos ruajtjen e lumenjve”.

Kurse, koordinatori i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, sipas komunikatës ka thënë se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, po vazhdon edhe në Mitrovicë te lumi “Trepça”, afër universitetit “Hasan Prishtina”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark