Shpikja që shpëtoi ushtarin nga plagët - Insajderi
×
Teknologji

Shpikja që shpëtoi ushtarin nga plagët

Insajderi
27 May 2016 - 12:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo pajisje mund të mbyllë një plagë për 20 sekonda, dhe i ka shpëtuar jetën një ushtari të cilit nuk i pushonte gjakderdhja.

Pajisja fut shirita të hollë sfungjeri në plagë nëpërmjet një shiringe shumë të thjeshtë. Sfungjerët bymehen menjëherë, brenda 20 sekondash, aq shumë sa e bllokojnë gjakderdhjen për katër orë, deri sa të vijë ndihma e specializuar. Secili prej sfungjerëve ka shënjues që mund të shihen më pas me grafi, në mënyrë që të hiqen të gjitha.

Ushtari që u shpëtua ishte operuar me nxitim në spitalin e kampit ushtarak, pasi ishte plagosur në këmbë, por plaga i rridhte gjak edhe 7 orë pas operimit. Ekipi mjekësor përdori këtë pajisje, dhe gjakderdhje ndaloi menjëherë. Kjo mundësoi që pacienti të stabilizohej e të nisej per në një qendër të specializuar me helikopter.(TCH)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark