Futbollisti nga Tërnoci që refuzoi Serbinë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti nga Tërnoci që refuzoi Serbinë

    Insajderi
    09 February 2016 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti shqiptar nga lugina e Preshevës Gjelbrim Taipi , që këtë fundjavë u përfolë në mediat sportive për dy golat e shënuar për skuadrën e tij Fc Wil në Zvicër e që po konsiderohet si një prej talenteve të ri në Zvicër, dikur kishte ofertë për të përfaqësuar kombëtaren e Serbisë.

    Taipi është paraqitur edhe në kombëtaren e Shqipërisë U-21, ka treguar se në kohën kur ishte tek klubi futbollistik “Tërnoci” kishte pasur një ftesë për t’iu bashkangjitur seleksionimit të Serbisë në futboll, për grupmoshat U-21.

    Atëherë kishte qenë 18 vjeç dhe përgjigja e Taipit ndaj kësaj oferte kishte qenë refuzuese.

    “Po, më kanë ftuar. Kjo ka ndodhur kur kam qenë pjesë e Tërnocit dhe më kanë dërguar ftesë për tu paraqitur me grupmoshat e reja të tyre”, kujton talenti shqiptarë për Insajderin.

    Atë kohë ai do të transferohej në Tetovë tek KF Shkëndija, me të cilën skuadër ra në sy të kombëtares shqiptare U-21 të cilët e afruan talentin asokohe vetëm 19 vjeçar, dhe që prej atëherë Taipi bëri 9 ndeshje me kombëtaren e të rinjve, duke shënuar një gol, madje në disa ndeshje barti edhe shiritin e kapitenit.

    taipi

    Taipi thotë asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja të luante për kombëtaren serbe të futbollit pasi e ndien vetën shqiptar.

    Madje ai e konsideron Serbinë si armik të gjithë shqiptarëve.

    “Përgjigja ime shumë e thjeshtë ishte Jo. Nëse je shqiptar nuk mund ta pranosh ftesën e një shteti që është armik i gjithë shqiptarisë”, thotë 23 vjeçari.

    Tërnoci është qytet në jug-perëndim të Serbisë i banuar me shumicë shqiptare, dhe që njihet për numrin e madh të talenteve që nxjerrë. Së fundmi, edhe dy futbollistë me prejardhje nga Tërnoci iu kanë bashkuar Kombëtares Shqiptare, futbollisti i Atalantas Berat Xhimshiti dhe ai i Partizanit të Shqipërisë, Arbnor Fejzullahu.

    Taipi në këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në tetëmbëdhjetë ndeshje në ‘Challenge League’. Skuadra e tij ndodhet në vendin e dytë në ligë me 33 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Laussane-Sport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark