Insajderi
Lajme

Përfaqësuesi i Gjermanisë në NATO: Shqipëria me dy fytyra

Insajderi
28 May 2016 - 18:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që për herë të parë po mbahen në vendi tonë kanë sjellë edhe reagime të ndryshme të përfaqësuesve të vendeve anëtarë në këtë strukturë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblesë përfaqësuesi gjerman tha se i kishte rënë në sy hendeku i zhvillimit në vendin tonë.

“Pashë një Shqipëri me dy fytyra. Pashë të rinj me makina të shtrenjta. Çfarë bën qeveria që përqendrimi i pasurisë të mos jetë në pak duar? Çfarë bën qeveria për të formalizuar ekonominë?”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Ilva Ikonomi, u shpreh se qeveria e di se vendi ka pabarazi, ndërsa theksoi se ka projekte për të zbutur këtë hendek dhe për të përmirësuar ekonominë në xhepat e qytetarëve./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark