Portreti i një poeti brilant - Insajderi
×
Kulturë

Portreti i një poeti brilant

Insajderi
20 January 2018 - 10:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkrimtari rron aq sa kujtohet nga të tjerët. Mosha biologjike është pakrahasimisht e vogël përballë kohës që shkrimtari mund të qëndrojë në kujtesën e njerëzve dhe lexuesve të tij, shkruan Adil Olluri në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Takimi i veprës së tij me lexues që nuk janë të moshës së tij biologjike, veçmas me lexues që do të lindin pas vdekjes së tij biologjike, është takim i vërtetë. Vetëm atëherë vepra e një shkrimtari bën jetën e saj të njëmendtë.

Kështu që, ndajmë bindjen tonë të plotë se vepra poetike e Basri Çapriqit do ta arrijë këtë takim të shumëdashur për secilin krijues dhe do të jetë në duart dhe në mendjen e lexuesve që janë sot dhe do të vijnë nesër. Këtë e themi për dy arsye.

Një dimension tjetër për jetën dhe idealet e kohës

Së pari, për shkak të jokonvencionalitetit konceptual që bart poezia në krahasim me poezinë e shkruar nga bashkëkohësit e tij. Derisa shumica e poetëve shqiptarë të Kosovës të viteve ‘70ë, ‘80 dhe ‘90 të shekullit të kaluar shkruanin poezi me struktura të një abstraksioni stilistik e me një ndërthurje të metaforave me koncepte etnografike mbi jetën, vendin dhe idealin për liri, poezia e Basri Çapriqit nuk e kishte këtë ngjyrim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark