Këtë deklaratë Metkiç e bëri pasi Thaçi e vizitoi Sarajevën këtë fundjavë për Samitin100 të udhëheqësve të biznesit.
“Nuk kishte asnjë mundësi që Bosnja Hercegovina t’i jepte një lloj imuniteti dikujt që ka urdhërarrest ndërkombëtar”, tha Metkiç, raporton Insajderi.
Sipas mediumit B92, ai i tha gazetarëve në Bosnjë se “urdhri do të ishte i vlefshëm, Bosnja Hercegovina do të kishte marrë masa për arrestimin e tij”. /Insajderi.com